close
Top LajmeVendi

MINISTRJA E MBROJTJES SË SHQIPËRISË PËR VIZITË NË VENDIN TONË

Screenshot_2

Sheqerinska: Vlerat e NATO-s janë edhe vlera tona


Siguri më të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe një bashkëpunim më i madh në aktivitetet për të cilat foli ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë Radmila Sheqerinska gjatë takimit të sotëm me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Ollta Xhacka.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është duke ndryshuar pamjen e vet, theksoi ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë Radmila Sheqerinska, gjatë takimit të sotëm me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Ollta Xhacka.

Maqedonia bëri hapa të rëndësishëm serioz në rregullimin e marrëdhënieve me fqinjët, duke nënshkruar marrëveshjen e

e Prespës dhe një varg vendime serioze që mundësuan Maqedonia të jetë shumë më afër integrimeve, tha Radmila Sheqerinska duke shtuar se Shqipërinë e sheh si fqinj të mirë i cili midis të parëve ratifikoi protokollin aderues për anëtarësim në NATO.

“Kështu sillen vetëm miqtë e vërtetë dhe aleatët e mirë dhe të jeni të sigurt se këtë e çmojmë dhe nuk do ta harrojmë kurrë. Fakti se vendet e para fqinje nga rajoni Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Sllovenia të parat e ratifikuan protokollin për aderimin tonë në NATO, dëshmuan se vlerat e NATO-s janë edhe vlerat tona.” deklaron Radmila Sheqerinska-Ministre e Mbrotjes.

“Gjatë vizitës së sotme zyrtare në Maqedoni theksoi se sheh me optimizëm në avancimin e të gjitha vendeve të rajonit, ndërsa Maqedonia me zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë, me ligjin e gjuhëve, por edhe me një liderizëm të mirë dëshmoi se integrimin në NATO e meriton.” –shprehetMinistrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Ollta Xhaçka.

Republika e Shqipërisë sivjet do të shënojë 10 vjetorin jubilar të anëtarësimit të saj në NATO, ndërsa vetë aleanca 70 vjetorin e ekzistimit. Pikërisht në këtë periudhë Maqedonia me të gjitha sfidat duhet të jetë anëtare e 30 e NATO-s. Sfidat se në planin e brendshëm, poashtu edhe në atë të jashtëm edhe mëtutje janë prioritare më qëllim të përparimit të shteteve në planin ekonomik, kulturor dhe të sigurisë, – theksuan ministret e Mbrojtjes të të dyja vendeve. /Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia