Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mënyrë të shpejtë kanë votuar Ligjin për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka ndërprerë seancën ku debatohej për interpelancën e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski dhe ka hapur seancën e 90-të ku në rend dite ishte pikërisht ligji për antidiskriminim.
Ky ligj u miratua me 53 vota “për”, dhe një i “përmbajtur” nga 62 deputetët e pranishëm në seancë. Duke marrë parasysh se ligji miratohet me të ashtuquajturën shumicë të Baditenterit, për të votuan 13 nga 20 deputetët e pranishëm që janë pjesëtarë të bashkësive jo shumicë. /Klan Maqedoni/