close

MIRATOHET PROJEKTLIGJI QË BLLOKON BREXITIN PA MARRËVESHJE

Ligjvënësit britanikë kanë miratuar projektligjin që parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, çka mund të nxisë kryeministrin britanik, Boris Johnson që të thërrasë zgjedhje të përgjithshme. Deputetët opozitarë dhe konservatorët e zemëruar kanë miratuar projektligjin me 327 vota për dhe 299 kundër. Ky projektligj kërkon nga kryeministri që të kërkojë shtyrje të Brexitit përtej 31 tetorit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE-në. /Agjencitë/