close

MISHEL PLATINI LIROHET NGA PARABURGIMI

Ish-presidenti i UEFA-s dhe legjenda e futbollit, Mishel Platini, është liruar nga policia franceze, që është duke i hetuar akuzat për korrupsion gjatë vendimit për dhënien e të drejtës së organizimit të Kampionatit Botëror 2022 Katarit. Avokati i tij, William Bourdon ka thënë se Platini është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ai është marrë në pyetje thjesht për arsye teknike.

Mësohet se zyrtari 63-vjeçar ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje korrupsioni para hetuesve, që në fund të fundit nuk kanë publikuar asnjë dokument ku thuhet ish-futbollisti i Francës dhe Juventusit akuzohet për diçka.

“Më kanë pyetur për 2016 Euro, Kupën e Botës në Rusi, PSG-në, FIFA-n”, vijoi më tej francezi, duke mos përmendur asnjë pyetje në lidhje me Botërorin Katar 2022, ku mendohet se ai ka marrë para për të favorizuar vendin nga Lindja e Mesme para konkurrentëve të tjerë. /Agjencitë/