close

MITËMARRJE: ARRESTOHEN PESË ZYRTARË POLICOR

MPB: Qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit


Pesë zyrtarë policor janë arrestuar në vendkalimin kufitar të Bogorodicës për shkak të mitmarrjes. Tek ata – siç njoftohet – janë gjetur 822 euro dhe pije alkoholike. MPB-ja bën thirrje që qytetarët të denoncojnë rastet e mitëmarrjes nga ana e zyrtarëve policor.

Pesë policë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” janë arrestuar për shkak të mitëmarrjes. Ata janë privuar nga liria pasiqë u janë gjetur dhe janë marrë denarë dhe deviza në vlerë prej mbi 800 euro, si dhe pije alkoolike.

Zyrtarët policorë janë mbajtur në SPB Stumicë dhe bashkë me provat materiale I janë dorëzuar prokurorit publik.

Ata kanë qenë të paraqitur më herët, pas çka punën e mori përsipër Njësia për Kontroll të Brenshëm, hetime kriminalistike dhe standarte profesionale.

Nga MPB apelojnë dhe i motivojnë qytetarët t’i paraqesin rastet kur zyrtarët me uniformë kërkojnë ryshfet nga ata.

Rasti me policët e arrestuar në vendkalimin kufitar Bogorodicë për shkak të mitëmarrjes vijoi pas rastit të javës së kaluar kur për të njëjtën vepër paraburgim prej 30 ditësh morën dy punëtorë të doganave. Ata i ka paraqitur personi i dëmtuar, i cili ka dhënë ryshfet pasi ka hyrë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Tabanoc. /Klan Macedoni/