close

MITROVICË: PESË VJET NGA HEQJA E BARRIKADËS

Janë bërë 5 vjet nga heqja e barrikadës në urën e Ibrit në Mitrovicë. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se heqja e barrikadës është hequr vetëm fizikisht, pasi barrierat për bashkimin e dy Mitrovicave ekzistojnë.

Në mëngjesin e 17 qershorit 2014 u largua barrikada mbi lumin Ibër, e cila që nga viti 2011 ishte simbol i ndarjes fizike së veriut të Kosovës.

Barrikada ishte hequr nga të njëjtit që e patën vendosur të ashtuquajturit “rojat e urës”. Por heqja e saj tash pas 5 vjetësh kosniderohet vetëm fizike.

Iniciativa e Bashkimit Evropian për të financuar një projekt për relativizimin e kësaj ure konsiderohet e dështuar.

Por a ka pasur vullnet politik që pas heqjes së barrikadës të punohet në Bashkimin e pjesës veriore të Kosovës me atë jugore? Haxholli kërkon që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Pas përfundimit të luftës cështja e veriut të Kosovës konsiderohet si një nga çështjet kryesore të pazgjidhura. Kryetarët e katër komunave të veriut për çdo veprim të tyre pyesin Beogradin ndërsa anashkalojnë institucinet e Kosovës. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/