close
Screenshot_3

Sëmundja e gripit, por edhe fruthi kanë shkaktuar shqetësime tek shumë qytetarë. Numri i të prekurve nga gripi sipas raporteve shëndetësore nuk është alarmues, por bëhet thirrje për kujdes në parandalimin e infektimit. Mjeku internist Rexhep Emurllai për TV tonë thotë se edhe statistikat për fruthin nuk janë alarmante, duke sugjeruar vaksinimin e fëmijëve.

Ndryshimet drastike të temperaturave, respektivisht tejkalimi I të dyja stinëve janë të përshtatshme për një numër të madh të viruseve. Kështu do të shprehet mjeku-internist Rexhep Emurllai në emisionin “Happy Day” duke komentuar sëmundjen dhe sezonin e gripit.

Sëmundja e fruthit ka shkaktuar shqetësime por edhe dilemma tek popullata nëse duhet apo jo të vaksinohen fëmijët. Sipas Emurllait statistikat e infektimit nuk janë alarmante por tregojnë një vijë lineare, kurse shprehet edhe pro vaksinimit.

Ndryshe gjatë vitit 2018, numri më i lartë i rasteve të raportuara të fruthit janë nga territori i Dibrës, 20 pacientë ishin rezident në Qendrën për Shëndet Publik, në Shkup, dy raste nga Ohri dhe Kumanova, dhe vetëm një rast nga Tetova dhe Struga.

Sipas shpërndarjes të grup moshave, numrin më të madh të rasteve, ose 47.1 për qind, i përkasin grup moshës mbi 30 vjeç, 34 për qind e pacientëve janë fëmijë të moshës deri në katër vjeç”, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup dhe shtojnë se 75.5 për qind e rasteve ishin të pa vaksinuar, vaksinime të pa kompletuara apo status të panjohur vaksinimi. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia