Mjeku sharlatan nga Turqia, arrestohet në Gostivar

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në rajonin e Gostivarit është arrestuar një person nga Turqia, i cili ushtronte detyrën e mjekut alternativ.

Nga SPB-Tetovë thonë se në shtëpinë e tij janë gjetur para dhe tableta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më datë 08.06.2023, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.Ç.(33) nga Republika e Turqisë. Gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilin ai e përdorte si ordinancë për mjekësi alternative, të kryer me vendim gjykate, janë gjet dhe sekuestruar një sasi e madhe tabletash, dokumentacioni mjekësor, para dhe sende të tjera. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share