close

MMA: PENSIONOHET MCGREGOR

Conor McGregor shokon të apasionuarit e UFC. Luftëtari irlandez, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka njoftuar mëngjesin e kësaj të marteje tërheqjen në MMA. 30-vjeçari, pa dyshim luftëtari më i famshëm për titujt e fituar, ishte i pezulluar për shkak të sherrit me Khabib Nurmagomedov menjëherë pas përballjes me rivalin e tij nga Dagestani në Las Vegas.

Pavarësisht zërave për caktimin e një tjetër dueli, McGregor i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Përshëndetje djema! Kam vendosur të tërhiqem nga sporti, që formalisht njihet si MMA (Mixed Martial Art). U uroj të gjithë kolegëve të mi që të shohin përpara në këtë kompeticion. Tani u bashkohem ish-ortakëve të mi në këtë disiplinë, tashmë në pension.”

Ky lajm vjen vetëm dy javë pasi McGregor u arrestua në jug të Floridës pasi besohet se ia kishte vjedhur dhe shkatërruar një burrit një telefon, pasi ai kishte tentuar ta bënte një fotografi me irlandezin. /Agjencitë/