MMA: Një nga nokautet më spektakolare në histori!

Luftëtari polak Alan Kwiecinski është prej sportistëve që ka nokautin më spektakolar në historinë e MMA, pasi vuri në gjumë brutalisht Maksimilian Viovorka në raundin e dytë të promovimit të FAME 17 në Krakow.

Alan Kwiecinski realizoi një nokaut për të cilin do të flitet gjatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një kërcim në ajër, gërshërë drejt kundërshtarit dhe një gjuajtje mu në mjekër e zuri gjumi rivalin fatkeq Maksimilian Vijevorka, i cili e zuri gjumi në çast.

Ky nokaut i ngriti absolutisht të gjithë në këmbë.

Diçka të tillë nuk e shihni çdo ditë në botën e MMA dhe pa asnjë hezitim luftëtari polak bëri një nga nokautet më të mira të parë ndonjëherë.

‘Alanik’ i njohur me nofkë, është shprehur i kënaqur me nokautin ndaj rivalit të tij dhe është i vetëdijshëm se kjo lëvizje do të bëjë bujë në mbarë botën.

“Një nokaut ëndrrash.

Kjo do të jetë në të gjithë rrjetet sociale.

Kjo luftë do të hyjë në histori”, – thanë komentuesit në eufori.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share