close
Top LajmeVendi

MODERNIZIMI I ARM-së SIPAS STANDARDEVE TË NATO-s

Screenshot_3

Sheqerinska: Armata meriton më shumë kujdes


Si iniciativë e udhëheqësisë së re të Shtatmadhorisë theks më të madh këtë vit do t’i kushtojmë përgatitjeve fizike dhe aftësive të pjesëtarëve të ARM-së. Për këtë qëllim janë ndarë 12 milionë denarë – ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska gjatë vizitës në kazermën e Tetovës. Ajo ka komentuar edhe nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim duke theksuar se është një lajm që bashkoi vendin dhe qytetarët.

Më shumë se 12 milionë denarë për përparimin e përgatitjes fizike të pjesëtarëve të ARM-së si një nga prioritetet e periudhës së ardhshme – paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska gjatë vizitës në Kazermën e Tetovës. Ajo nënvizoi se ky vit do t’i kushtohet modernizimit të armatës.

“Armata jonë ka thesarin më të madh-njerëzit e vet. Pjestarët, ushtarët nënoficerët, oficerët meritojnë investime më të mëdha. Sivjet vëmendje më të madhe do t’u kushtojmë përgatitjeve fizike, aftësive fizike të pjesëtarëve të armatës. Këtë vit më shumë se 12 milonë denarë do t’i shpenzojmë për pajisje sportive që në kazerma të caktuara do të ndihmojnë për kryerjen e stërvitjeve fizike.” tha ministrja Sheqerinska.

Ministrja e Mbrojtjes ka komentuar edhe nënshkrimin e Protokollit për aderimin e vendit në NATO, duke thënë se përpos lajmeve të mëdha vendit i duhet edhe fitore tjera të vogla të cilat do të përmirësojnë armatën.

“Zoti Stolltenberg theksoi se armata jonë është njëra nga argumetnet e mëdha për anëtarësimin tonë në NATO dhe se pjesëmarrja e pjesëtarëve të armatës në operacionet e deritanishme bashkë me NATO-n, dëshmoi se Maqedonia e meriton këtë vend në aleancë, gjë të cilën si Qeveri e kemi përsëritur gjatë dy viteve të fundit dhe këtë e dëshmojmë edhe me vepër”, tha Sheqerinska.

Rreth angazhimeve për dislokimin e kazermave jashtë mjediseve urbane, ministrja Sheqerinska ka theksuar se NATO-ja nuk ka rregulla, por përvoja të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës së Kazermës së Tetovës një ditë pas nënshkrimit të protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO, duke e cilësuar këtë akt që bashkoi shtetin dhe qytetarët. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia