close
Top LajmeVendi

MOGHERINI: DUARTROKITJE PËR “PRESPËN”, POR VAZHDONI REFORMAT

Screenshot_2

Përfaqësuesja e lartë për politikên e jashtme dhe tê sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaron, se pas arritjes madhore tê marrëveshjes së Prespës, ka shpresën që Maqedonisë do t’i hapet drita jeshile për hapjen e negociatave tê anëtarêsimit në qershor. Por, ajo fton qeverinë e Maqedonisë tê vijojë me procesin e reformave:

“Sot ne filluam takimin e Këshillit tê ministrave me një duartrokitje, që nuk êshtê aspak e zakontê në këtë format. Kemi më nê fund një lajm tê mirë për tê cilin mund tê festojmë. Ne u kemi shprehur kënaqêsinê dhe përgëzimet lidershipit dhe popullit, por gjithashtu shprehëm bindjen tonë se kjo krijon rrethana tê favorshme pêr rajonin dhe Europën. Patjetër që marrêveshja e Prespës do ketë ndikim nê hapjen e negociatave, por sigurisht që nuk do jetë i vetmi element. Miqtê tanë tê Maqedonisë sê Veriut e dijnê shumë mirê se fokusi në axhendên e reformave ështê po aq thelbêsor sa ishte dhe zgjidhja e çështjes së emrit.Por kam parê shumë vendosmëri nê qeveri dhe Parlamentin e vendit për procesin e reformave dhe u sigurova pêr këtë edhe gjatê takimeve tê ditêve tê fundit me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e mbrojtjes dhe atë tê punëve tê jashtme, që fokusi do mbahet nê procesin e reformave dhe zbatimit tê tyre. Nuk êshtê një mister, që unë uroj dhe shpresoj, që të kemi hapjen e negociatave tê anëtarêsimit me Maqedoninê, por edhe Shqipërinë duke filluar me vendimin në qershor.“- tha Federica Mogherini, Shefja e Diplomacisë Europiane.

Ministrat e Jashtëm tê Bashkimit Europian kanë diskutuar rreth çështjeve tê nxehta tê politikës së jashtme, si situata në Venezuelë, Zimbabëe, Iran dhe Siri. /Erisa Zykaj/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia