close

MOGHERINI: PRES HAPJEN E NEGOCIATAVE NË QERSHOR

Gabim i madh strategjik nëse shtyhet vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë


Do të ishte gabim i madh nëse BE-ja në qershor nuk miraton vendimin për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën – sic njofton korespdentja e TV Klan nga Brukseli Erisa Zykaj, ky ka qenë mesazhi i shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogherini, duke ju përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në Komitetin për Punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian i kanë kërkuar shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini të qartësojë nëse në qershor do të ketë hapje të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mogherini ka shprehur angazhimin e saj personal që kjo të ndodhë, duke artikuluar, se do jetë një gabim i madh strategjik dhe një provë dritshkurtësie nëse vendimi shtyhet ose nuk merret.

“Shumë nga ju përmendën vendimin që Kêshilli i ministrave tê Bashkimit Europian mori pas rekomandimit tê Komisionit Europian pêr të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut nê qershor tê këtij viti. Mund t’ju them, që unë angazhohem personalisht që kjo tê ndodhë në qershor ,pa shtyrje, në bazën e punës së kryer. Ne kemi thënë që është një proces bazuar në meritë, atëherë ne duhet të konsiderojmë meritën. Mendoj,se do jetë një gabim i madh strategjik dhe një provë dritshkurtësie nëse vendimi shtyhet ose nuk merret në bazë të vlerësimit të meritës.”-deklaroi Federica Mogherini, Shefja e Diplomacisë Europiane.

Kjo ishte seanca e fundit plenare për këtë legjislacion të Parlamentit Europian. Debati i zhvilluar me komisionin e punëve tê jashtme dhe atê tê zhvillimit ështê kryer në kuadêr të bilancit të pesë viteve të politikës së jashtme, të sigurisë, por edhe asaj tê fqinjêsisë dhe zgjerimit me përfaqësuesen e lartê tê politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, që mbaron mandatin e saj në tetor tê këtij viti. /Erisa Zykaj, Bruksel/