Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma dhe për këtë shkak Komisioni Evropian rekomandon fillimin e negociatave me dy vendet. Ata e bënë punën e tyre tani BE-ja duhet të veten – ka thënë Mogherini. Në pyetjen nëse në qershor Maqedonia e Veriut do të marrë dritë jeshile për negociatat, Mogherini ka theksuar se mesazhi i tyre është i qartë.
Ndryshimet në Maqedoninë e Veriut dhe reformat e drejtësisë në Shqipëri, treguan se njerëzit dëshirojnë ndryshime. Dëshira e drejtpërdrejt e njerëzve për ndryshime, janë gjërat e pakta që e bashkojnë rajonin, dhe duke e bërë këtë zgjedhje jo vetëm udhëheqësit politik, por edhe qytetarët, politika e zgjerimit na sjell te ADN-ja e procesit të rajonit në BE, dhe na bën të harrojmë mbeturinat e luftës. Është bërë punë madhore për të vlerësuar ecurinë e ekipeve të cilët kanë punuar në mënyrë të mrekullueshme për të arritur këto rezultate. Megjithatë më lejoni t’i theksojmë disa çështje: BE-ja ka investuar shumë në Ballkanin Evropian, me një sërë angazhime të rëndësishme të cilat janë mbresëlënëse, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përqafuar procesin e integrimit. /Klan Maqedoni/