Momenti që liderët perëndimorë i druheshin

Ky është momenti të cilit liderët perëndimorë i janë trembur qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në Shkurt: që lufta mund të përhapej në territorin e një prej fqinjëve në NATO të Ukrainës, duke e detyruar aleancën të kundërpërgjigjej dhe zgjeronte konfliktin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Frikërat e para se Rusia mund ta ketë sulmuar Poloninë qëllimisht janë venitur, teksa analistët dhe politikanët perëndimorë u rreshtuan për të thënë se nuk dukej si diçka e tillë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas takimit të NATO-s këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg tha se analiza paraprake tregon që rrënojat e filmuara në vendngjarje ishin pjesë e një rakete ajrore të mbrojtjes ukrainase.

Por, shtoi ai, nuk ishte faji i Ukrainës. Pas të gjithave, asgjë prej këtyre s’do të kishte ndodhur nëse Rusia nuk do të kishte lëshaur duzina raketash ditën e djeshme duke shënjestruar Ukrainën.

Nuk është faji i Ukrainës, por ngrihen pyetje mbi mohimin e parë të Kievit për përfshirjen e një prej raketave të tij.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba postoi në rrjetet sociale se çfarëdo aludimi se një raketë ukrainase kishte rënë mbi Poloni ishte një “teori konspirative” ruse.

Pas komenteve nga Joe Biden, homologu i tij polak, Duda, Stoltenberg, ministri danez i Mbrojtjes e të tjerë personalitete, komenti i Kuleba duket i nxituar./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share