close

MOSKË: NDRYSHIMI I EMRIT TË SHQYRTOHET NË KS TË OKB-së

Zgjidhja, pa presione


Moska vlerëson se çështja rreth ndryshimit të emrit të Maqedonisë duhet të shqyrtohet në Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe se zgjidhja  duhet të bëhet pa presione të huaja, sikurse në Maqedoni ashtu edhe në Greqi – thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse.

“Qëndrimi i Rusisë rreth problemit të emrit të Maqedonisë mbetet i pandryshuar; zgjidhja e qëndrueshme duhet të gjendet pa presione të jashtme, pa imponimin e afateve dhe kushteve dhe në bazë të një përkrahje të gjerë edhe në Maqedoni, por edhe në Greqi.

Kryesisht në korniza huridike. Vlerësojmë se kjo cështje duhet ta shqyrtojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së konform nenit 3 të Rezolutës 845 të Këshillit për Siguri të OKB-së – thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme të Rusisë. /Klan Maqedoni/