close

MOSKË: RËNIE E PARTISË SË PUTINIT NË ZGJEDHJET VENDORE

Në Moskë nuk fiton kreu i ‘Rusisë së bashkuar’


Partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” që mbështet presidentin Vladimir Putin, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin e qytetit të Moskës. Kreu i kësaj partie, po ashtu nuk është rizgjedhur. Agjencitë e lajmeve thonë se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Rusi kanë konfirmuar tendencën e uljes së popullaritetit të Presidentit Putin që vazhdon të jetë e lartë.

Sipas rezultateve jo të plota, partia ‘Rusia e Bashkuar’ humbi afro një të tretën e ulëseve në asamblenë prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse. Me shumicën e kandidatëve të skualifikuar të opozitës, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu ulëse në Parlament.

Agjencia e lajmeve RIA thotë se këto ishin ndër zgjedhjet me interes më të madh gjatë viteve të fundit për shkak se pushteti nuk lejoi kandidimin e disa përfaqësuesve të shquar të opozitës gjë që çoi në protesta masive në Rusi. Sidoqoftë, krerët e saj bënë thirrje që në mbarë vendin të mbështesin kundërkandidatët e Rusisë së Bashkuar, një veprim ky që e bëri të suksesshme strategjinë elektorale të opozitës. Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në mbarë vendin.  U arrestuan mijëra njerëz, përfshirë dhe liderë opozitarë e kundërshtarë të regjimit, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj demonstruesve. /Agjencitë&Klan Macedonia/