close

MOT I LIG NË EVROPË: BORA SHKAKTON KAOS NË DISA VENDE EVROPIANE

Reshjet e dendura të borës sollën kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë të premten, duke bllokuar rrugë, ndaluar trena dhe mbyllur shkolla. Kryqi i Kuq i ndihmoi vozitësit në një autostradë në landin gjerman të Bavarisë, ku një djalë 9 vjeç humbi jetën nga rënia e një druri.

Në Zvicër, një ortek goditi një hotel, duke plagosur tre vetë, ndërsa në Norvegji disa rrugë u bënë të pakalueshme. Në Austri, të premten, moti u qetësua, pasi bora në ditët paraprake arriti në tre metra. Shtatë njerëz vdiqën atje javën e kaluar, ndërsa dy alpinistë u raportuan të humbur qysh të shtunën. /Agjencitë/