Moti i keq ne Itali, 8 persona raportohen të vdekur

Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer Italinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ishte ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, i cili konfirmoi numrin e viktimave ndërsa ende raportohet për 12 të zhdukur në ishullin Ischia në jug të shtetit fqinj.

Megjithatë mediat atje paralajmërojnë se numri i të zhdukurve mund të rritet në orët në vijim.

Janë 20-30 familje të ngujuara dhe një sërë  ndërtesash të shembura”. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit  Lacco Ameno, Giacomo Pascale.

Trafiku është i bllokuar në shumë  akse rrugore si pasojë e rrëshqitjes së dheut.Pikërisht  kjo e fundit ka marrë me vete  disa makina të parkuara duke i tërhequr zvarrë drejt detit.

Ekipet e emergjencave janë në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur të cilët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.Autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre për të mos penguar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Rrëshqitja e dheut preku edhe shëtitoren Piazza Anna De Felice që  mban emrin e vajzës 14-vjecare që humbi jetën e rrëmbyer nga balta  në përmbytjet  e vitit 2009 pikërisht në atë zone.

Gazetare: Xhuana Lika

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share