close

MOTI I KEQ NË RAJON

Serbia në gjendje gatishmërie


Gjendje alarmi nga stuhitë dhe shiu. Kështu ka qenë në disa vende të rajonit dy ditëve të fundit. Ky alarm është dhënë edhe në Serbi për shkak se pritej rritje e nivelit të lumenjëve për shkak të të reshurave. Alarmi ëstë dhënë për një kontroll 24 orësh nga të gjitha institucionet e mundshme. Temperaturat ranë nga vapa e madhe deri tek ato zero.

Kryeqyteti serb ka dy lumenj gjigant, Saven dhe Danubin. Frika është edhe më e madhe pasi pesë vjet më parë 57 persona humbën jetën si pasojë e vërshimeve në një krizë disa javësh me dëme të mëdha. Autoritetet thonë se po ndjeket gjithcka por ende niveli I ujit është nën rrezik. Në qytezën Obrenovac rreziku është më i madhi. Nga këtu dikur kanë qenë gjysma e viktimave dhe 25 mijë të evakuuar.

“Kemi pastruar 70 kilometra shtrat të lumit dhe cdo gjë për rreth më parë andaj presim që rreziku të mos jetë i madh dhe deri më tani situata është nën kontroll dhe shpresom që uji të mos dal jashtë. Miroosllav Cuckovic, Kryebashkiak i bashkisë Obrenovac.” –deklaroi Miroosllav Cuckovic, Kryebashkiak i bashkisë Obrenovac.

Moti shkaktoi problem edhe në Bosnje dhe sidomos në Kroaci. Rrugë të bllokuara dhe dëme nga stuhitë. Zakonisht uji i madh vjen edhe nga këto shtete në Serbi pasi lumenjtë kalojnë në më shumë shtete. Kjo bëri që të mbledhej një këshill I emergjencave pavarësisht se problemet thuhet se nuk priten të jenë të mëdha.

“Të rreshurat më të mëdha do të jenë të mërkurën dhe presim që reshjet të shkojnë deri në 60 litra ujë për metër katrorë. Të enjten presim që uji të vij nga rajoni. Por, nuk ka vend për panik pasi si institucione bashkë me qytetarët do ta kemi situatën nën kontroll dhe jemi gati për reagim.” -tha Zoran Radojcic, Kryebashkiak i Beogradit.

Në disa vende të rajonit si Bosnja është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shumicën e vendeve reshjet kani arritur në 30-40 milimetra. Alarm për evakuim është dhënë vetëm për banorët afër lumenjëve dhe ata që kanë shtëpi pushimi në këto zona. /Idro Seferi, Beograd/