close

MOTI I LIG: EVROPA NËN RESHJET E BORËS

Evropa është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura bore që kanë shkaktuar problem të shumta dhe në trafikun e automjeteve. Nga Norvegjia në Ballkan, janë shënuar viktima, orteqe dëbore dhe situata kritike. Janë ende me qindra banorët e izoluar në disa komunitete alpine pasi rrugët janë bllokuar nga orteqet.

Në Gjermani dhe Austri situata është kritike pasi trashësia e dëborës ka arritur deri në 180 centimetra. Numri i viktimave në Europë nga moti i keq ka shkuar në 15.

Shërbimi meteorologjik gjerman ka shpallur gjendjen e alarmit në jug të vendit, si dhe në pjesën lindore me temperaturat që shënojnë minus 9 gradë Celsius.

Qeveria e Vienës në Austri ka vendosur në gjendje gatishmërie 300 ushtarë, të cilët do të ndihmojnë në zhbllokimin e rrugëve në zonat më të goditura nga reshjet e dëborës. /Agjencitë/