close

MOTI: QYTETARËT TË RESPEKTOJNË REKOMANDIMET

Instituti Hidro-Meterologjik informoi se vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta, respektivisht nga faza e verdhë. Ndryshimet klimatike ndikojnë edhe në shëndetit e njeriut, në veçanti pacientët me sëmundje kronike, kardiovaskulare, diabetikët, sëmundjet e veshve si dhe ato aromatike dhe në veçanti për kategorinë të cilët ndikohen shpejt fëmijët. Dr. Rexhep Emurllai apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta si dhe shmangien e panevojshme të daljes në rrezet e diellit.

Rënia dhe ngritja e temperaturave që nuk është tipike për stinën e verës bënë që të rritet numri i pacientëve në spitale. Dr. Rexhep Emurllai vlerëson se përkeqësimi i gjendjes së pacientëve vijnë si rezultat nga mosrespektimi i rekomandimeve të mjekëve për mbrojtjen nga ndryshimet klimatike.

Emurllai shton që duhet shmangur edhe ekspozimi i pa nevojshëm në diell, në veçanti njerëzit të cilët vizitojnë gjatë kësaj periudhe plazhet. Pasi që rrezatimi i jashtëzakonshëm i rrezeve infra dhe ultra vjollcë mund të shpie në sëmundjen e lëkurës si dhe të manifestohet sëmundja kancerogjene.

Emurllai shton që fëmijët janë kategoria e cila ndikohet shpejtë në këto ndryshime klimatike respektivisht janë kategori më e ndjeshme. Gjithashtu nuk përjashtohet edhe mundësia e sëmundjeve virale. Prandaj rekomandohet mosekspozimi në diell nga ora 11:00 deri ora 17:00 si dhe mosdalja e panevojshme në qytet. /Lindita Aliu/