close
Sport

MOTO GP: VINALES FITUES I GRAND PRIX MALAYSIA

MOTO GP

Piloti Maverick Vinales ka ndalur serinë e fitoreve të Marc Marquez, duke u treguar më i shpejti në garën e Malajzisë.

Piloti i skuadrës së Yamaha mori një fitore supreme, duke lënë prapa tij yllin e Honda dhe tashmë kampionin botëror, Marc Marquez.

Edhe spanjolli Marquez regjistroi një garë të madhe, duke përfunduar në pozitën e dytë, nga pozita e 11-të që ishte startuese për të.

Kështu, Marquez nuk do të arrijë të barazojë rekordin e tij prej 13 fitoreve në sezon, që e mban nga viti 2013. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia