close
Sport

MOTOGP: ZJARRI DHE PANDEMIA VËNË DYSHIM GARËN E ARGJENTINËS

32D71C31-2EA8-4FCB-B56A-B74A047EB399

Gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP është në dyshim për shkak të pandemisë Covid-19 dhe zjarrit që pushtoi këtë pistë pak kohë më parë. Pas anullimit të kësaj gare vitin e kaluar edhe këtë vit rrezikon të përsëritet i njëjti skenar dhe gjasat janë që brenda pak kohësh të vijë njoftimi zyrtar për anullimin e kësaj gare.

Shkaqet janë dy: Koha e pamjaftueshme për ndërtimin e zonës së bokseve (garazhit të motorëve) të pistës “Termas de Rio Hondo” dhe pandemia Covid-19. “Për momentin nuk kemi marrë një vendim, por besoj se brenda korrikut do të vendosim për këtë pistë, ëq ka edhe probleme me infrastrukturën pas zjarrit”, the Ezpeleta, drejtuesi i MotoGP.

Gara e Argjentinës nuk është e vetmja që ka një problem të tillë me pandeminë. Mund të shkojmë drejt organizimit dy garave në të njëjtën pistë, si dhe vjet, për të ruajtur numrin e parashikuar. Problem është që garat zhvillohen pa publik, pasi kjo ndikon në të ardhurat dhe pistat tërhiqen”, the Carmelo Ezpeleta.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia