close

MPB: Kontrolle në lokale – arrestime për drogë dhe armë

Gjatë periudhës nga mesnata e deri në ora 04.00 të mëngjesit, sic njofton KlanM, policia e uniformuar nga të gjitha sektorët për punë të brendshme, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregur, Inspektoratit për Punë dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike, kanë zbatuar kontrolle në 272 lokale. Në këtë aksione të kontrolleve ishin përfshirë edhe 18 kazino në rajonin e SPB Shkup dhe SPB Kumanovë.

Sic njofton MPB-ja, në rajonin e Çairit, tek një shtetas I Kosovës është gjetur një thikë, kurse në rajonin e Kisela Vodës, është ndaluar një 32 vjecar – shtetas turk për shkak të mosparaqitjes së qëndrimit.

Gjatë aksioneve në Veles, sic njofton KlanM, organet kompetente kanë konstatuar prezencë të të miturve nëpër lokale, posedim të paautorizuar të armës nga fusha e sigurimit privat.

Drejtoria për të Ardhura Publike ka konstatuar se një objekt hotelerik ka vepruar në kundësrhtim me Ligjin për regjistrimin e parave të gatshme kurse nga ana e Inspektoratit të Punës do të bëhen kontrolle shtesë për konstatimin e statusit të personave që janë gjetur në vendet e punës – thuhet në komunikatën e MPB-së.