Mos ’pëlqeni’ lojëra të tilla në rrjetet sociale
Qasja e lehtë deri te të dhënat personale përmes lojërave false në rrjetet sociale e ka ndezur alarmin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme i paralajmërojnë qytetarët të mos bien pre e lojërave të rrejshme sepse të dhënat e tyre personale mund të keqpërdoren.
URIME, JENI FITUES I SHPËRBLIMIT, kështu tingëllon një klik në lojë të rrejshme shpërblyese… që më pas t’ju kërkojnë të dhëna të rëndësishme personale. Disa të tjera edhe foton tuaj selfi ose xhiro-llogarinë bankare.
Pre e këtyre profileve të rrejshme në rrjetet sociale kanë rënë mijëra qytetarë, mashtrimin e kanë kuptuar më vonë, pasiqë i kanë dhënë të dhënat e tyre, pas kamerave një qytetar i mashtruar thotë.
“Së pari u gëzova, më dukej e vërtetë. E fotografova letërnjoftimin nga të dyja anët dhe mora një fletë të bardhe, bëra një foto selfi, në atë lojë shpërblyese shkruante se jam fitues i 50 litrave naftë, shkova te pompa e benzinës, atje nuk kishte asgjë, atëherë e kuptova se është mashtrim.”- tha njëri nga qytetarët.
Për shkak të numrit të madh të lojërave false të evidentuara sektori për krim kompjuterik në Byron për Siguri Publike në MPB apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes. Hapen profile false të personave juridikë, ndërsa qëllimi është marrja e paautorizuar e të dhënave personale.
“Në këtë situatë konkrete, apelojmë deri te qytetarët që të sigurohen për besueshmërinë e lojës shpërblyese, sepse të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen gjatë kryerjes së veprave tjera penale, dhe në këtë mënyrë të përballen me pasoja të padëshiruara negative.”- theksojnë nga MPB-ja.
Teknikat që përdoren më shpesh në inxhinierinë sociale të bazuar kompjuterike janë “phishing” dhe “pharming”. Këto lloje të mashtrimit përfshijnë një grup të aktiviteteve nga dërgues të paautorizuar përmes shfrytëzimit të mesazheve të rrejshme, ueb-faqeve të rrejshme dhe profileve të rrejshme.
MPB-ja, në kuadër të kompetencave të veta merr masa në lidhje me këto raste dhe është në bashkëpunim me organizatat policore edhe nga vendet tjera. /Verica Dimitrijevska/