close

MPB: NUK ËSHTË ARRESTUAR VËLLAI I “EL CHEKËS”

MPB-ja ka përgënjeshtruar shkrimet në disa media se është arrestuar vëllai i “El Chekës”, Blerim Ahmeti. Sipas policisë, ai ka qenë në bisedë informative, lidhur me protestën që pritet të mbahet të dielën.

Këto informacione i ka konfirmuar edhe vetë Blerim Ahmeti në një prononcim për mediat duke theksuar se së bashku me OSBE-në ka qenë i ftuar në një bisedë koordinuese bashkë me përfaqësuesit e OSBE-së, lidhur me protestën e ditës së diel.

Vëllai i “El Chekës”, ka qenë organizator i protestave në Tetovë, përpara Selisë së BDI-së. Protesta pati për qëllim, siç u shpreh vëllai i El Çekës, të shpreh pakënaqësi ndaj “padrejtësive që u bëhen shqiptarëve” dhe ndaj “rasteve të montuara politike”. /Klan Maqedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!