close
Top LajmeVendi

MSH: 104 RASTE TË REJA, 13 VIKTIMA, 539 TË SHËRUAR

12786939-0AE9-4014-A8EE-404A14C73835

NË TOTAL 86.597 RASTE, AKTIVE – 15.970


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 918 testime kurse janë regjistruar 104 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 53, Prilep – 13, Kumanovë – 8, Koçanë – 6, Kriva Pallankë – 4, Tetovë dhe Vinicë nga 3, nga 2 raste në Shtip, Kavadar, Krushevë dhe Negotinë dhe nga 1 rast në Strugë, Manastir, Gostivar, Gjevgjeli, Radovish dhe Sveti Nikollë.

 

ISHP-ja ka regjistruar 539 pacientë të shëruar.

 

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 13 persona. 4 pacientë nga Shkupi, 4 nga Prilepi dhe nga 1 pacient nga Velesi, Ohri, Kavadari, Probishtipi dhe Negotina.

 

Numri përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 86.597, numri I të shëruarve është 67.992, kurse I viktimave shkon në 2.635. Për momentin shënohen 15.970 raste aktive.

 

Në nivel vendi deri më tani janë bërë gjithsejt 418.130 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia