close
Top LajmeVendi

MSH: 105 RASTE TË REJA, 45 VIKTIMA, 403 TË SHËRUAR

180752994_4157658850957939_6627128288256364623_n

NË TOTAL 152.685 RASTE, AKTIVE – 14.276


MSH-ja, konform të dhënave të ISHP-së, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 946 testime kurse janë regjistruar 105 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 55, Manastir – 15, Tetovë – 9, Strumicë – 6, Kumanovë dhe Kavadar nga 3 raste, Veles dhe Ohër – nga 2 raste, Prilep, Gostivar, Shtip, Kocan, Kërçovë, Negotinë, Resnjë, Dibër, Probishtip dhe Makedonska Kamenica nga 1 rast.

Regjistrohen 403 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 45 pacientë. 14 nga Shkupi (51, 58, 65, 68, 69, 70, 70, 70, 73, 76, 81, 81, 81 dhe 83), 5 persona nga Prilepi (42, 61, 63, 64 dhe 76), 4 persona nga Kumanova (71, 77, 78 dhe 88) nga 3 persona nga Manastiri (44, 68 dhe 70), Gostivari (51, 60 dhe 75) dhe Ohri (62, 74 dhe 77), nga 2 persona nga Tetova (63 dhe 71), Sveti Nikollë (57 dhe 71) dhe Strugë (69 dhe 79) dhe nga një pacient nga Kocani (82), Velesi (34), Strumica (80), Radovishi (93), Berova (70), Bogdanci (72) dhe Negotina (83).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 152.685, numri I të shëruarve është 133.473 kurse I viktimave shkon në 4.936. Për momentin shënohen 14.276 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 724.668 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia