close
Top LajmeVendi

MSH: 17 RASTE TË REJA, NJË VIKTIMË, SHTATË TË SHËRUAR

219424611_4401360803254408_8687028147437207134_n

RASTE AKTIVE – 241

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.896 testime, kurse janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19.

Në Tetovë – 9, Shkup – 6, Prilep dhe Gostivar nga 1 rast.

Regjistrohen shtatë pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 70 vjeçarë nga Shkupi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 155.981, numri I të shëruarve është 150.251, kurse I viktimave 5.489.

Për momentin shënohen 241 raste aktive. Në 18 qytete të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19, kurse Shkupi me 87 dhe Tetova me 74 u prijnë listës së qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 941.178 testime për COVID-19.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia