close
Top LajmeVendi

MSH: 175 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA, 365 TË SHËRUAR

5B6E97BE-AA1D-44F5-9F8B-4E7BB07314CD

NË TOTAL 92.693 RASTE, AKTIVE – 8.157


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.733 testime, kurse janë regjistruar 175 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 90, Kavadar – 15, Tetovë – 11, Kumanovë – 7, Ohër dhe Kratovë – 6, Dibër – 5, Gostivar, Prilep , Strumicë , Resnjë -nga 4 raste, Veles – 3, Strugë – 3, Manastir, Gjevgjeli , Vinicë – 2, dhe nga një rast në Shtip ,Berovë ,Kërçovë , Negotinë , Dellçevë , Krushevë dhe Sveti Nikollë.

ISHP-ja ka regjistruar 365 pacientë të shëruar. 

Kanë ndërruar jetë 7 persona. Dy pacientë nga Shkupi , dhe  nga një pacient nga Ohri , Shtipi , Tetova , Berova dhe Velesi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 92.693, numri I të shëruarve është 81.681, kurse I viktimave shkon në 2.855. Për momentin shënohen 8.157 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 456.341 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia