close
Top LajmeVendi

MSH: 21 RASTE TË REJA, NJË VIKTIMË, 14 TË SHËRUAR

5EC3C336-7435-4EFB-8B0F-FE665DC104FC

RASTE AKTIVE – 226


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.219 testime, kurse janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 8, Tetovë – 4, Kumanovë dhe Gostivar nga 3 raste, Koçanë dhe Kërçovë nga 1 rast.

Regjistrohen 14 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 56 vjeçarë nga Shkupi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 155.951, numri I të shëruarve është 150.237, kurse I viktimave 5.488.

Për momentin shënohen 226 raste aktive. Në 18 qytete të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19, kurse Shkupi me 87 dhe Tetova me 74 u prijnë listës së qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 935.732 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia