close
Top LajmeVendi

MSH: 234 RASTE TË REJA, 25 VIKTIMA, 786 TË SHËRUAR

F1772A4B-1D72-4260-887B-AF02626A5976

NË TOTAL 153.694 RASTE, AKTIVE – 11.296


MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.907 testime kurse janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 83, Kumanovë – 27, Manastir – 16, Tetovë – 14, Strumicë – 13, Shtip dhe Vinicë nga 9, Kërçovë – 7, Prilep dhe Veles nga 6, Gostivar, Strugë dhe Koçanë nga 5, Ohër – 4, Radovish, Krushevë dhe Demir Hisar nga 3, Probishtip, Bogdancë dhe Demir Kapi nga 2, Kavadar, Gjevgjeli, Negotinë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë dhe Pehçevë nga 1 rast.

Regjistrohen 786 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 25 pacientë. 10 nga Shkupi (46, 60, 64, 65, 67, 67, 70, 71, 74 dhe 75 vjeç), nga 2 persona nga Tetova (70 dhe 72 vjeç), Shtipi (69 dhe 70 vjeç) dhe Gostivari (67 dhe 79 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Kumanova (64), Prilepi (63), Ohri (80), Vinicë (27), Strumicë (78), Koçanë (56), Kërçovë (62), Strugë (78) dhe Sveti Nikollë (57).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 153.694, numri I të shëruarve është 137.331 kurse I viktimave shkon në 5.067. Për momentin shënohen 11.296 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 734.904 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia