close
Top LajmeVendi

MSH: 324 RASTE TË REJA, 26 VIKTIMA, 1178 TË SHËRUAR

820EADC5-C981-4E09-999F-9B47DE393EAE

NË TOTAL 153.461 RASTE, AKTIVE –  11.874


MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.660 testime kurse janë regjistruar 324 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 110, Kumanovë – 44, Ohër – 18, Strumicë – 17, Prilep dhe Tetovë – 13, Shtip – 11, Manastir, Veles dhe Kërçovë – nga 10 raste, Sveti Nikollë – 9, Kocan dhe Vinicë – nga 8 raste , Radovish – 6 , Gostivar dhe Dibër nga 4 raste, Kavadar, Gjevgjeli, Resnjë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë nga 3 raste, Strugë, Negotinë, Berovë dhe Delçevë nga 2 raste, Probishtip, Vallandovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 1.178 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 26 pacientë. 8 nga Shkupi (52, 59, 63, 66, 71, 77, 80 dhe 83), 2 pacient nga Kumanova (77 dhe 86), Prilepi (73 dhe 83) dhe Gostivari (62 dhe 69) dhe nga 1 pacient nga Velesi (78), Kavadari (75), Ohri (73), Shtipi (67), Strumica (65), Koçani (68), Kërçova (71), Resnji (77), Radovishi (65), Berova (75) , Delçevo (57) dhe Valandovo (72).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 153.461, numri I të shëruarve është 135.545 kurse I viktimave shkon në 5.042. Për momentin shënohen 11.874 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 731.997 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia