close
Vendi

MSH: 365 RASTE TË REJA, 37 VIKTIMA 594 TË SHËRUAR

D49F852D-3311-4175-8ED9-B84A6977CC21

NË TOTAL 152.367 RASTE, AKTIVE – 14.747


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.820 testime kurse janë regjistruar 365 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 166, Kumanovë – 27, Manastir – 19, Strumicë – 17, Prilep dhe Veles nga 15, Kvadar – 12, Tetovë – 11, Kërçovë – 10, Ohër, Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 9, Shtip – 8, Resnjë – 6, Gostivar – 5, Strugë – 4, Koçanë, Berovë dhe Makedonska Kamenicë nga 3, Kriva Pallankë, Radovish dhe Dibër nga 2, Negotinë, Dellçevë, Probishtip, Bogdancë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Pehçevë nga 1 rast.  

Janë regjistruar 594 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 37 pacientë. 11 nga Shkupi (50, 54, 57, 58, 71, 74, 82, 84, 85, 87, 89 vjeç), 8 nga Strumica (63, 64, 66, 70, 71, 76, 76 dhe 79 vjeç), 4 nga Manastiri (67, 74, 82 dhe 88 vjeç), nga 3 pacientë nga Tetova (56, 60 dhe 67 vjeç) dhe Shtipi (63, 72 dhe 77 vjeç), nga 2 pacientë nga Kumanova (75 dhe 79 vjeç), Kavadari (64 dhe 73 vjeç) dhe Koçana (77 dhe 88 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Prilepi (82) dhe Sveti Nikolla (58).

Sic njofton MSH-ja 10 pacientë kanë ndërruar jetë në periudhën nga 15 deri 25 Prill të këtij viti.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 152.367, numri I të shëruarve është 132.765 kurse I viktimave shkon në 4.855. Për momentin shënohen 14.747 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 721.446 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia