close
Top LajmeVendi

MSH: 43 RASTE TË REJA, GJASHTË VIKTIMA, 48 TË SHËRUAR

B4DF5301-28A4-4C87-93A5-7BDC13BEC67E

NË TOTAL 155.345 RASTE, AKTIVE – 1.070


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.007 testime kurse janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 24, Kumanovë – 5, Manastir dhe Ohër nga 3, Prilep, Tetovë dhe Kërçovë nga 2, Gjevgjeli dhe Vinicë nga 1 rast.

Regjistrohen 48 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë. Dy nga Shkupi (67 dhe 86 vjeç) dhe nga një pacientë nga Manastiri (79), Kumanova (81), Tetova (73) dhe Velesi (66).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 155.345, numri I të shëruarve është 148.846 kurse I viktimave shkon në 5.429. Për momentin shënohen 1.070 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 802.272 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia