close
Top LajmeVendi

MSH: 62 RASTE TË REJA, 25 VIKTIMA, 398 TË SHËRUAR

83A6CE6F-00FA-40C4-AB69-F8A5D6149A81

NË TOTAL 152.747 RASTE, AKTIVE – 13.915


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 572 testime, kurse janë regjistruar 62 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 32, Prilep dhe Shtip nga 7, Kumanovë – 5, Strumicë – 4, Kavadar – 3, Veles, Koçanë, Kërçovë dhe Vinicë nga 1 rast.

Regjistrohen 398 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 25 pacientë. 10 nga Shkupi (69, 71, 71, 71, 72, 73, 76, 83, 86 dhe 86 vjeç), nga 2 pacientë nga Tetova (36 dhe 74 vjeç), Kavadari (71 dhe 84 vjeç) dhe Strumica (56 dhe 69 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Kumanova (75), Prilepi (79), Manastiri (72), Velesi (78), Shtipi (71), Ohri (81), Koçana (85), Probishtipi (63) dhe Demir Hisari (70).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 152.747, numri I të shëruarve është 133.871 kurse I viktimave shkon në 4.961. Për momentin shënohen 13.915 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 725.240 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia