close
Top LajmeVendi

MSH: 67 RASTE TË REJA, 31 VIKTIMA, 782 TË SHËRUAR

9ACFFABF-5AD3-4084-8F0B-62A15A5739C4

NË TOTAL 152.814 RASTE, AKTIVE – 13.169


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.169 testime, kurse janë regjistruar 67 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 28, Kumanovë – 8, Gostivar dhe Ohër nga 4, Prilep, Tetovë, Manastir, Kavadar dhe Shtip nga 3, Strugë, Kërçovë dhe Resnjë nga 2 dhe Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 782 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 31 pacientë. 9 nga Shkupi  (42, 64, 68, 68, 72, 73, 77, 77 dhe 86 vjeç), 4 nga Tetova (66, 73, 75 dhe 78 vjeç), 3 nga Velesi (64, 72 dhe 73 vjeç), nga 2 pacientë nga Manastiri (43 dhe 68 vjeç), Ohri (45 dhe 87 vjeç), Struga (54 dhe 64 vjeç) dhe Berova (43 dhe 82 vjeç) dhe nga 1 pacientë nga Kumanova (59), Prilepi (70), Kavadari (82), Koçana (63), Radovishi (60), Vinica (67) dhe Probishtipi (71).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 152.814, numri I të shëruarve është 134.653 kurse I viktimave shkon në 4.992. Për momentin shënohen 13.169 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 726.409 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia