close
Vendi

MSH: 766 RASTE TË REJA, 31 VIKTIMA, 1.118 TË SHËRUAR

D8D93F73-AE5D-4D3F-A2E8-7705E727E3DF

NË TOTAL 147.995 RASTE, AKTIVE – 18.658


MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.171 testime, kurse janë regjistruar 766 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 252, Manastir – 80, Kumanovë – 64, Prilep – 41, Veles – 36, Strumicë – 33, Shtip – 28, Tetovë – 27, Gostivar, Kavadar dhe Ohër nga 26, Koçanë – 23, Kërçove dhe Gjevgjeli nga 13, Strugë – 12, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 10, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 6, Negotinë – 5, Vallandovë, Bogdancë, Krushevë dhe Demir Hisar nga 4, Berovë – 3, Resnjë, Dellçevë dhe Pehçevë nga 2, Dibër, Kratovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Regjistrohen 1.118 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 31 pacientë. 8 nga Shkupi (70, 71, 76, 76, 78, 79, 80 dhe 80 vjeç), 4 nga Manastiri (58, 64, 79 dhe 84 vjeç), 3 nga Kumanova (48, 74 dhe 68 vjeç), nga 2 pacientë nga Gjevgjelia (68 dhe 73 vjeç), Kavadari (69 dhe 80 vjeç) dhe Koçani (71 dhe 73 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Velesi (76), Struga (74), Gostivari (61), Dibra (78), Kërçova (66), Ohri (71), Prilepi (81), Strumica (59), Tetova (61) dhe Shtipi (66).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 147.995, numri I të shëruarve është 124.828 kurse I viktimave shkon në 4.509. Për momentin shënohen 18.658 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 695.267 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia