close
Top LajmeVendi

MSH: 890 RASTE TË REJA, 35 VIKTIMA, 1.024 TË SHËRUAR

BE9F9DA2-C78F-49A6-AA1F-7C489AD3615E

NË TOTAL 145.001 RASTE, AKTIVE – 19.937


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.284 testime, kurse janë regjistruar 890 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 349, Manastir – 68, Kumanovë – 59, Prilep – 52, Tetovë – 36, Strumicë – 35, Veles – 32, Ohër – 29, Kavadar – 27, Shtip – 25, Koçanë – 24, Kërçovë – 20, Gostivar – 19, Vinicë – 15, Gjevgjeli – 14, Negotinë dhe Vallandovë nga 11. Strugë, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 9, Probishtip – 7, Kriva Pallankë – 6, Resnjë dhe Berovë nga 4, Dellçevë dhe Demir Hisar nga 3, Bogdancë, Demir Kapi dhe Kratovë nga 2, Krushevë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 1.024 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 35 pacientë. 7 nga Shkupi

 (35, 39, 61, 69, 73, 80 dhe 84 vjeç), 6 nga Kumanova (65, 70, 73, 74, 76 dhe 87 vjeç), nga 3 pacientë nga Prilepi (71, 72 dhe 77 vjeç) dhe Manastiri (64,65 dhe 74 vjeç), nga 2 pacientë nga Kavadari (75 dhe 76 vjeç), Velesi (53 dhe 79 vjeç), Shtipi (67, 69), Strumica (54 dhe 84 vjeç), Kriva Pallanka (71 dhe 72 vjeç) dhe Struga (62 dhe 72 vjeç), dhe nga 1 pacient nga Gostivari (77), Koçana (34), Kërçova (57) dhe Ohri (77).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 145.001, numri I të shëruarve është 120.707 kurse I viktimave shkon në 4.357. Për momentin shënohen 19.937 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 681.272 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia