close
Top LajmeVendi

MSH: 908 RASTE TË REJA, 31 VIKTIMA, 732 TË SHËRUAR

9C1A21CD-D569-4F5E-9501-6F2BBA0280C2

NË TOTAL 145.909 RASTE, AKTIVE – 20.082


MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.616 testime kurse janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 367, Manastir – 71, Kumanovë – 64, Prilep – 49, Shtip – 40, Veles dhe Ohër – 39, Tetovë – 38, Strumicë – 24, Gostivar -21, Kërçovë – 19, Koçanë – 18, Kavadar – 16, Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 11, Kriva Pallankë dhe Dibër nga 10, Negotinë – 9, Strugë – 8, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Bogdancë nga 4, Resnjë dhe Dellçevë nga 3, Radovish, Krushevë dhe Kratovë nga 2, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

Regjistrohen 732 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 31 pacientë. 11 nga Shkupi (89, 84, 76, 75, 72, 72, 70, 68, 62, 51 dhe 48 vjeç), nga 4 pacientë nga Prilepi (87, 83, 82, 68 vjeç) dhe Kërçova (81, 70, 60, 59), 3 nga Manastiri (68, 62, 61 vjeç), nga 2 pacientë nga Tetova (80 dhe 60 vjeç) dhe Ohri (84 dhe 80 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Velesi (82), Kavadari (82), Struga (76), Sveti Nikolla (88) dhe Makedonski Brodi (73).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 145.909, numri I të shëruarve është 121.439 kurse I viktimave shkon në 4.388. Për momentin shënohen 20.082 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 684.888 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia