close
Top LajmeVendi

MSH: 949 RASTE TË REJA, 33 VIKTIMA, 737 TË SHËRUAR

76225D14-1108-4AE7-B105-ED2081496844

NË TOTAL 144.111 RASTE, AKTIVE 20.106


MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.610 testime, kurse janë regjistruar 949 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 357, Manastir – 85, Kumanovë – 69, Prilep – 43, Veles – 39, Ohër – 36, Tetovë – 34, Strumicë dhe Koçanë nga 29, Gostivar – 28, Shtip – 26, Kavadar – 25, Kërçovë – 21, Gjevgjeli – 14, Sveti Nikollë – 13, Strugë – 11, Resnjë dhe Radovish nga 10, Dellçevë dhe Vinicë nga 9, Negotinë, Berovë dhe Vallandovë nga 7, Kriva Pallankë – 6, Bogdancë – 5, Dibër dhe Makedonski Brod nga 4, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenicë nga 3, Probishtip dhe Pehçevë nga 2, Krushevë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 737 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 33 pacientë. 11 nga Shkupi (54, 67, 68, 70, 71, 72 ,72, 75, 77, 86 dhe 87 vjeç), nga 3 pacientë nga Manastiri (49, 66 dhe 74 vjeç) dhe Tetova (40, 65 dhe 85 vjeç), nga 2 pacientë nga Kumanova (66 dhe 84 vjeç), Prilepi (67 dhe 75vjeç), Ohri (72 dhe 84 vjeç) dhe Gjevgjelia (25 dhe 76vjeç) dhe nga 1 pacient nga Koçana (58), Shtipi (65), Kavadari (58), Struga (65), Radovishi (74), Dellçeva (79), Negotina (87) dhe Berova (87).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 144.111, numri I të shëruarve është 119.683 kurse I viktimave shkon në 4.322. Për momentin shënohen 20.106 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 677.988 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia