MSH: Nga 1 tetori, pacientët me fibrozë cistike nën moshën 18 vjeç do të trajtohen në Qendrën Klinike  për Fëmijë

Ministria e Shëndetësisë njoftonë se sipas rekomandimit të Komisionit Kombëtar për Sëmundje të rralla, duke filluar nga data 1 tetor, të gjithë pacientët me fibrozë cistike nën moshën 18 vjeç do të trajtohen në Qendrën Klinike  për Fëmijë, ndërsa pacientët mbi 18 vjeç do të trajtohen në  Qendrën klinike për Pulmologji dhe Alergologji.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Aktivitetet për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike janë dakorduar dhe harmonizuar në takimet e koordinuara të Qendrës Klinike për sëmundje të fëmijëve Shkup, Qendrës Klinike për Pulmologji dhe Alergologji  përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke pasur parasysh se trajtimi i këtyre pacientëve duhet të jetë në institucionet shëndetësore publike nga niveli terciar që plotësojnë standardet për shtrimin në spital duke marrë parasysh specifikën e sëmundjes dhe në të cilat, për shkak të ekspertizës së stafit, trajtimi i pacientëve me fibrozë cistike do të jetë në përputhje me protokollet botërore.

Në lidhje me terapinë e nevojshme inhalatore për të gjithë pacientët, ajo do të sigurohet përmes prokurimit publik të kryer nga Qendrës klinike për fëmijë, përmes sigurimit të një buxheti shtesë nga FSSHRMV dhe sipas sasive të kërkuara të pacientëve, do të shpërndahet në sistemin e krijuar tashmë në vendbanimin e çdo pacienti (farmaci insuline)./KLanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share