close
Top LajmeVendi

MSH: TETË RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË, 72 TË SHËRUAR

411D620A-B54C-412F-9A3C-EAD6CFB904EB

NUMRI I RASTEVE AKTIVE – 287


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.265 testime, kurse janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 3 raste, Strumicë – 2, Kumanovë Veles dhe Kërçovë nga një rast.

Regjistrohen 72 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 155.624, numri I të shëruarve është 149.862 kurse I viktimave mbetet në 5.475. Për momentin shënohen 287 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 854.673 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia