Mundësi shqiptar nga Shkupi, Besir Alili anëtar i klubit të mundjes Liria, në Kampionatit Europian për kadet, që mbahet në Fraenca të Italisë u fitoi medaljen e artë, pasi që në finalen e madhe mundi armenin Harutyun Hovhannisyan me përmbysje me rezultatin 7-6 edhe pse në fillim të luftës pa veten në disavantazh prej 0-5.
Në europianin e vitit të kaluar që u mbajtë në Shkup, Besir Alili u shpall nënkampion Europian dhe duheshte të kënaqet vetëm me medaljen e argjendtë pasi ishte mundur nga një mundës tjetër armen, Rafajall Hurutjunan.
Deri te medalja e artë Besir Alili fillimisht në 1/8 e finales eliminoi polakun Oskar Kulczycki, që më pas në çerekfinale të jetë më i mirë se Andrei Vitan nga Moldavia, ndërkohë një vend për në finalen e madhe siguroi pasi eliminoi gjeorgjianin, Luka Gugegashvili.
Për mundjen e Maqedonisë së Veriut medalja e artë e fituar vjen që pas shumë viteve nga një kampionat Europian në mundje. /Shaban Sinani/