Musk pezullon Kanye West nga Twitter

Llogaria e Kanye West është pezulluar nga Twitter dhe akuzuar për “nxitje të dhunës” prej postimeve të tij ofenduese vetëm dy muaj pas raportimit të fundit nga platforma sociale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Reperi amerikan postoi disa gjëra të çuditshme, në një prej të cilave ndodheshin simboli nazist dhe një yll hebre. Përdoruesit i kërkuan Elon Musk “të sistemonte” këngëtarin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Musk shkroi se West kishte “cenuar rregullin ndaj provokimit të dhunës. Llogaria do të pezullohet”.

Të enjten, gjatë një interviste me teoricienin konspirativ Alex Jones ku shfaqej i mbuluar me maskë në fytyrë, reperi lavdëroi liderin nazist Adolf Hitler dhe foli mbi mëkatin, pornografinë dhe djallin.

Prej vitesh, Kanye ka shkaktuar reagime të forta me komentet e tij raciste apo kundër hebrenjve./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share