Nagelsmann: Me Barcelonën do ta kemi vështirë

Trajneri i Bayen Munchen Julian Nagelsmann, ka folur para ndeshjes në Champions League kundër Barcelonës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nagelsmann tha në një konferencë për media se kundër “blaugranëve” do ta kenë mjaft vështirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai theksoi se ekipi i Barcës ka ndryshuar pasi i kanë transferuar disa futbollistë cilësor.

“Sigurisht, unë e njoh mirë Barcelonën. Ata nënshkruan me disa lojtarë të mirë, për shembull Lewandowski. Tani është një ekip krejtësisht i ndryshëm në krahasim me atë që pamë në 3-4 ndeshjet e fundit me ne” – tha ai.

“Barcelona vepron në mënyrë agresive dhe në mbrojtje me një linjë të lartë, ata kanë mesfushorë si Gavi dhe Pedri. Ne kemi një lojë të vështirë përpara nesh”, shtoi Nagelsmann.

Strategu gjerman foli edhe rreth strategjisë së skuadrës së tij.

“Shumë pozicione janë vendosur tashmë. Luca Hernandez do të jetë në formacionin fillestar, por nuk e di se kush do të luajë pranë tij. Upamecano luante më shpesh kundër Lewandowskit dhe gjithmonë mbrohej mirë kundër tij. Por unë ende nuk e kam vendosur”, tha Nagelsmann.

Ndeshja mes Bayern Munichit dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër, nga ora 21:00, në “Allianz Arena”. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë në Grupin C.

Të dy skuadrat kanë regjistruar fitore në ndeshjet e para. Bayerni mposhti Interin në udhëtim, teksa Barcelona fitoi si vendase ndaj Viktoria Plzenit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share