close
Vendi

NASER ZIBERI KANDIDAT PËR AVOKAT TË POPULLIT

6EC4DE55-ED62-4E8F-949F-2CA6B626C831

14 KANDIDATË PËR ANËTARË TË KSHZ-së


Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme ka vërtetuar listën e kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së, kurse me propozim të BDI-së, Naser Ziberi, me 7 vota “për” është vërtetuar propozim-kandidat për Avokat të Popullit.

Me propozim të Deputetes së BDI-së, Arta Bilalli – Zendeli, ish-deputeti Naser Ziberi është vërtetuar për kanidat për Avokat të Popullit. Ziberi, në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me slloganin “Pse Jo” ishte propozuar nga BDI-ja si kandidat për Kryeministër shqiptarë. Naser Ziberi është vërtetuar si kandidat me shtatë vota “për”.

Sot, kur u bë publike propozimi që Avokat i ri i Popullit të jetë Naser Zyberi, u zbulua edhe skenari i mashtrimit të zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020 – kanë reaguar nga koalicioni ASH – ALTERNATIVA.

ASH-AAA

Nëse vërtet ka pasur kaq shumë qejf të jetë Avokat i Popullit, këtë dëshirë mund ta përmbushte edhe në mënyrë tjetër, por të pranojë të jetë bashkëpjesëmarrës, madje protagonist, i mashtrimit të madh “Koha për kryeministrin shqiptar”, kjo do të mbetet gjithmonë njollë në jetën e tij.

Në seancën e sotme të komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është konstatuar edhe lista e kandidatëve të paraqitur për anëtarë, kryetar dhe nënkryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në konkurs për këto pozicione janë paraqitur 14 kandidatë, përfshirë anëtarë të mëparshëm dhe aktual të komisionit. Deri më tani vetëm VMRO-DPMNE ka konfirmuar mbështetjen për Aleksandër Dashtevskin për kryetar të KSHZ-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia