close
Bota

NATO: DISKUTON HAPAT PËR MBROJTJEN E EVROPËS

maxresdefault-4631_1550041173-1071097

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të marrin në konsideratë, gjatë bisedimeve dyditore në Bruksel, duke filluar nga sot, se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë. Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe NATO akuzojnë Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore.

Uashingtoni njoftoi më parë këtë muaj se do të tërhiqej nga traktati INF, ndërkohë që Moska e pasoi me një përgjigje të njëjtë.SHBA tani ka gjashtë muaj kohë për të bindur Moskën që të rikthehet te traktati dhe NATO po mbështet këto përpjekje. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia