Maqedonia dhe 29-vendet anëtare të NATO-s, nesër në Bruksel duhet ta nënshkruajnë Protokollin aderues për anëtarësimin e vendit në Aleancë. Pas kësaj duhet që parlamentet e të gjitha vendeve anëtare ta ratifikojnë protokollin aderues, kurse ndërkohë Maqedonia do të merr pjesë në të gjitha takimet e NATO-s si vend i ftuar.
Në takimin e nesërm në Këshillin Veriatlantik në selinë e NATO-s do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Pas nënshkrimit të protokollit aderues në Bruksel, ditëve në vijim i njëjti duhet të ratifikohet në parlamentin grek, pas çka hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës. Përveç Greqisë, ratifikimin e Protokollit e kanë miratuar edhe Bullgaria, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Për hapat e mëtejshme dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ministri i Jastëm Nikola Dimitrov, mbrëmë në Departamentin amerikan të Shtetit ka biseduar me Ndihmës Sekretarin Shtetëror për Evropë, Ves Michel. Gjatë vizitës së punës në Uashington, Dimitrov ka shfaqur pritjet se së shpejti në Senatin amerikan do të ratifikohet Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme thuhet se Ves Michel i ka vlerësuar si historike momentet e arritjes së kompromisit me Greqinë për çështjen e emrit dhe anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë në NATO duke vlerësuar se këto ngjarje do të ndikojnë pozitivisht ndaj stabilitetit dhe përparimit të të gjithë rajonit. /Klan Maqedoni/